Gazetari Ronaldo Sharka ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes së rrjetit, kjo prej “kunjave” të tij të vazhdueshme me shumë personazhe publikë në rrjetet e tij sociale, si dhe debatet nëpër studiot televizive ku Ka qenë i ftuar.
Kjo, si dhe pjesëmarrja në “Kepin e Vipave”, duket se e ka bërë Ronaldon shumë të pëlqyer për publikun, duke bërë që ndjekësit t’i shtohen dita-ditës. Madje, jo vetëm kaq por ndjekësit e Ronaldos e shohin edhe në ëndrra tashmë.
Ky ka qenë mesazhi i një prej ndjekëseve të tij, të cilin Ronaldo e ka postuar në Instatory duke shkruar “Një nga mijëra” – “Te kam pare ne enderr, me del perdite. Dje pash Kepin e Vipave dhe kam qesh me lot. Mire kur jemi zgjuar, po as ne gjume s’na le rehat o burre i dheut. Gjithsesi je njeri shume pozitit dhe jane me fat ata qe te kane prane. Mezi pres te te takoj” – ka shkruar ndjekësja.
Ja pra, edhe Ronaldo Sharka ka ndjekësit e tij besnikë, që jo vetëm e ndjekin në rrjete sociale dhe televizion, por e shohin dhe në ëndërr! 🙂