Duket se pasi gjithë vjeshtën ngjyra e kuqe mbizotëroi në veshjet e vajzave të showbizit, dimri ka sjellë një tjetër trend të ri – flokët në nuanca të së kuqes dhe vishnjes.
Pak ditë më parë, ka qenë Sara Hoxha ajo që iu bashkua trendit të flokëve vishnje dhe në rrjet u komentua jo pak, për faktin që ish-i i Ledrit, Dua Lipa, i ka bërë flokët pak kohë më parë në këtë ngjyrë.
Epo harrojeni Duan, pasi tashmë jo vetëm Sara Hoxha, por edhe Dafina Zeqiri i është bashkuar trendit dhe këtë herë rrjeti ka vendosur përballë Sarën dhe Dafinën.
Në rrjet po aludohet se vajzat po vazhdojnë të hedhin “kunja” ndaj njëra-tjetrës, duke marrë shkak nga debati i “famshëm” virtual që ato patën gjatë verës dhe sërish “mollë sherri” sipas rrjetit është reperi Ledri Vula, ish-i i Dafinës dhe (ndoshta) ish-i i Sara Hoxhës.
Gjithsesi ju vendosni kujt i shkojnë më shumë, Sarës apo Dafinës.