Tashmë Luiz Ejlli nga këngëtar është kthyer në një “show-man” të vërtetë nëpër koncertet e tij, të cilat nuk kanë vetëm muzikë, por edhe “biseda të vogla” me të pranishmit, si dhe shumë humor.
Koncerti i fundit i Luiz Ejllit në Shkodër, u kthye në një koncert shumë të komentuar në rrjet për atmosferën e krijuar, takimin surprizë të fansit me aftësi të kufizuara me Luizin, si dhe “respekti” i këngëtarit për fansat e tij duke i qerasur të gjithë me shampanjë.
Gjatë mbrëmjes, Luizi ka folur pak edhe mbi femrat shqiptare. Ai ka treguar se cilat janë femrat më të bukura në Shqipëri, sipas tij – dhe jo, nuk është Lushnja, vendlindja e Kiarës, por pikërisht Shkodra.
Në rrjet, kjo përgjigje është komentuar mjaft, ku shumë njerëz kanë shkruar që është Lushnja, si për t’i rikujtuar vendin e Kiarës, ndërsa të tjerë njerëz e kanë lidhur me të shkuarën e Luizit. Ne mendojmë që e ka thënë thjesht se ishte duke kënduar në Shkodër, e cila është dhe vendlindja e tij, por megjithatë ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit.
Video e “deklaratës” së Luizit, si më poshtë…