Ju kujtohet batuta e “famshme” tashmë e Eno Popit kundrejt Luizit në “Wake Up”? Nëse jo, po ua kujtojmë ne!
Para nisjes së edicionit të dytë të DWTS, Eno Popi dhe Bora Zemani (moderatorët) ishin të ftuar në “Wake Up”, ku zbuluan se Luiz Ejlli do të ishte i ftuari special për të kënduar kolonën zanore të “Në kuadër të dashurisë”. Eno Popi me batutë tha “do të këndojë i shoqëruar nga fisi i gruas”.
Këtë batutë Luizi nuk ia la pa kthyer, ndërsa në mbrëmjen live të DWTS, ftoi Enon dhe “fisin e gruas së Enos” të vinte nga Kanadaja t’a ndiqte, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke i thënë që do të vijnë patjetër se janë fansa të Oltës, situatë kjo që “trazoi” jo pak rrjetin.
Lidhur me këtë batutë, Romeo dhe Donald Veshaj kanë menduar t’i bëjnë Enos një kamerë të fshehtë me ndihmën e Olta Gixharit.
Si fillim, Olta takon Enon për t’i treguar një mesazh kërcënues që kishte marrë nga një person pa emër, që e kishte denoncuar në polici e më pas kërkoi t’a takonte Enon pasi mesazhi ishte për të dy, ku shkruhej. Gjatë kohës që Olta i tregon mesazhin Eno Popi, kamarierja e lokalit ku ishin ulur, vjen e njofton gazetarin se i kishin shkatërruar makinën.
Reagimin e Enos dhe kamerën e fshehtë, mund t’a shihni këtu : https://vm.tiktok.com/ZMjC4yUDH/