Kur themi që Arbana është një nga moderatoret më të ndjekura për publikun shqiptar, nuk e themi kot. Në një Instagram me plot 1milionë ndjekës, Arbana komentohet nga të gjithë – jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për stilin e jetesës, veshjet e gjithçka tjetër.
Së fundmi, Arbana ka qenë e ftuar në një event së bashku me Eduartin. E veshur me një fustan të zi, me shumë aksesorë, flokët gjysmë të kapura dhe make-up ‘on top”, Arbana ka shkëlqyer në këtë mbrëmje.
Mirëpo, jo gjithmonë ndjekësit mendojnë kështu. Madje një nga ndjekëset e saj, ka nisur të komentojë çdo postim të Arbanës me një tjetër person, vetëm se me një gabim – ka harruar t’ia nisë komentet personit tjetër, por ia ka nisur direkt Arbanës.
Sigurisht, Arbana nuk e ka lënë të kalojë këtë moment, teksa ndjekësja komentonte në DM për fustanin dhe vathët e Arbanës.
“Dikush t’i thote Eglës që po m’i nis mua mesazhet, në vend që t’ia nisë shoqes” – shkruan Arbana, duke shkaktuar të qeshura në rrjet.