Para disa javësh, Krist Dragot festoi ditëlindjen në prezencën e familjes dhe miqve të tij, ndër to edhe Dea Mishel. Ishte pikërisht Dea ajo që i organizoi një “festë” Kristit, pasi ky i fundit nuk kishte përgatitur absolutisht asgje, sipas Deas.
Madje, jo vetëm kaq, por moderatorja i dedikoi dhe një postim në Instagram Kristit, teksa kujtonte momentet me të brenda shtëpisë së BBV dhe pas tij, si dhe një mesazh të gjatë urimi.
Kështu, ndërsa Dea sot feston ditëlindjen e saj, kurioziteti i rrjetit ishte te Kristi dhe urimi i tij për Dean. Epo, na lejoni t’ua shuajmë këtë kuriozitet! Urimi i Kristit për Dean ishte thjesht një koment në postimin e saj, ku i shkruan “Gëzuar ditëlindjen Dea”.
Sigurisht, që ky koment i Kristit si “për të kaluar radhën”, nuk mund të kalonte pa u vënë re, ndërsa nisën menjëherë aludimet se përse ishte vetëm ky urim nga Kristi.
Në fakt, arsyet mund të jenë të shumta. Ndoshta ky urim erdhi pasi urimi i mirëmenduar i Deas shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet duke shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre dhe Kristi nuk ka dashur që të ndodhë sërish e njëjta gjë. Ndoshta sepse Kristi ka deklaruar tashmë se është në një lidhje me një dikë, dhe për këtë arsye do të shuajë çdo dyshim të mundshëm të publikut lidhur me Dean, ose ndoshta ka të bëjë thjesht me natyrën introverte të Kristit, dhe urimin e vërtet Deas ia ka bërë privatisht.
Cila mendoni se është arsyeja e këtij urimi nga Kristi për Dean?