Një ditë plot emocione të forta është kjo e sotmja për mami Xhensilën dhe babi Besin. Vogëlushja e tyre, e cila dalëngadalë po bëhet një zonjushë e madhe, është ulur këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës.
Ajka është një prej 28 mijë fëmijëve, të cilët këtë 9 shtator filluan rrugën e gjatë të dijes. E në këtë ditë kaq të veçantë nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre nga Xhensila për të voglën e saj.
Duke i thënë se në çdo hap që ajo do të hedhë do të jetë pranë saj, Xhensila i ka uruar suksese Ajkës dhe ka theksuar se sa e bekuar dhe e përmbushur ndihet teksa e sheh duke u rritur.
Përpos këtyre fjalëve, Xhensila është duke kujdesur në maksimum që e vogla e saj sot të shkëlqejë. Në foton e postuar nga këngëtarja, Ajka shihet teksa mban veshur këmishë të bardhë të kombinuar me fustanin sipër ngjyrë të zezë, e në duar mban çantën Dolce&Gabbana, e cila nga një kërkim të vogël që bëmë kushtuar rreth 650 dollarë, jo pak për një çantë shkolle.
Megjithatë, çdo prind kërkon më të mirën për fëmijët e tij e ndoshta për prindërit e Ajkës kjo është një shifër më se e përballueshme.
Suksese Ajkës dhe gjithë fëmijëve sot!❤️