Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo, pasi vajza e tij e madhe, Eva, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Vangjel Tavo, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të vajzës së tij. Lidhur me këtë lajm kanë reaguar përmes shkrimeve në rrjete sociale Xhensila Myrtezaj dhe Alban Skënderaj.
“Eva diellore plotë mirësi, nuk mund ta besoj. Na hidhëroj zemrat ky lajm i kobshëm…Një ëngjëll ju bashkua parajsës”,shkruan Xhensila.
Nga ana tjetër edhe Albani ka bërë një shkrim tejet prekës.
“Eva Tavo, vetëm 24 vjeçe sapo u ndaj nga jeta në një aksident fatal. Një vajzë kaq shumë e kulturuar, e dashur, pozitive dhe sytë i rrezatonin vetëm mirësi.
Një fanse e muzikës sime dhe që fëmijë e deri sot nuk la asnjëherë asnjë event, koncert apo rast të rëndësishëm për mua pa qenë prezentë dhe me dashurinë dhe mbështetjen e saj.
E bëj këtë postim pasi ndjej dhimbje sikur kam humbur dike që është pjesë e familjes. Lamtumirë Eva! ”, shkruan ai.