Ina Kollçaku ka qenë një nga konkurentet që shkaktoi më së shumti “zhurmë” në program, me debatin e saj me Ilir Shaqirin, që u ndoq më pas nga një debat me Valbona Selimllarin.
Pas eleminimit, Ina u ftua në “Fan Club” ku sa i përket Valbonës, ajo i quajti gjykimet e saj të “pandershme”. Madje Ina deklaroi se që në fillim Ina e dinte që nuk do merrte shumë pikë asnjëherë nga Valbona, pasi kjo e fundit që në fillim e shihte “shtrembër” në korridore.
E ftuar sot në “Fan Club”, lidhur me këtë deklaratë të Inës, Valbona tha se nuk do harxhojë as kohën e as nervat me njeri që nuk e njeh dhe nuk i intereson. Ajo shtoi se Ina deklaron se është në mbrojtje të grave, por gjëja e parë që bën është të fyejë një grua (Valbonën) dhe se me atë debat tregoi veç veten e saj.
Nuk vonoi shumë dhe Ina Kollçaku, ka reaguar përmes një serie Instastorysh për deklaratat e Valbonës, si më poshtë: