Valbona Selimllari ka qenë e ftuar në “Fan Club” me Kiara Titon javën e kaluar, ku ndër të tjera ka folur dhe për imitimin që i bën Xhemi në “Portokalli”
Ajo është shprehur se ai imitim i Xhemit i duket si tallje dhe nuk i pëlqen aspak ta imitojë. Kjo deklaratë e Valbonës ngjalli jo pak reagim në rrjet, pasi komentues u shprehën kundër kësaj deklarate dhe se imitimi i Xhemit është numri më i pëlqyer në Portokalli.
Duket se së fundmi edhe vet Valbona ka ndryshuar mendim. Pasi e pyetur nga Ronaldo Sharka në premierën e “5 herë jo”, Valbona është shprehur se Xhemin e ka shumë xhan dhe nuk ka asgjë kundër saj, por thjesht nuk i pëlqen ta imitojnë. Gjithashtu, Valbona shtoi se është e kënaqur që një grua aq e bukur sa Xhemi e imiton.