Luiz Ejlli me sa duket ka vendosur t’i heqë një nga një të gjithë banorët me të cilën ndau të njëjtën eksperiencë në shtëpinë e BBV, nga ku doli si fitues.
I pari në radhë ishte Ronaldo, për të vijuar më pas me Kristin. Ndërsa tani me sa duket radha ka qenë e ish banores, Mikela Pupa.
Nuk dihet arsyeja pse Luizi ka vendosur të heqë Mikelën nga Instagrami, pasi kjo e fundit as nuk e dinte që kishte ndodhur diçka e tillë, derisa e njoftoi një nga ndjekëset e saj.
“Pse të hoqi Luizi nga Instagrami” – shkruan ndjekësja, ndërsa Mikela i përgjigjet duke i thënë se tani e kishte parë që Luizi e ka hequr.
Tashmë mbetet për t’u parë, se cili do të jetë banori i radhës që Luizi do të “eleminojë” nga Instagrami i tij!