Modelingu dhe fotomodelingu përveçse si profesion, konsiderohet si një nga disiplinat më të thella të artit, ku ‘artistët’ sinkronizojnë çdo element deri në detaje, për të përcjellë ndjesinë e së bukurës përmes gjuhës së trupit dhe të fotografisë.
E nëse flasim për këtë fushë të artit në Shqipëri, kurora i takon Oriola Marashit, si një nga modelet më të pëlqyera. Linjat trupore, qëndrimi, gjuha e trupit dhe çdo detaj tjetër që modelja përcjell, e kanë bërë Oriolën një nga modelet më të dashura për publikun e mbi të gjitha për adhuruesit e modelingut.
Së fundmi, modelja ka realizuar një sesion fotosh, të cilat i ka postuar në Instagramin e saj, duke marrë vëmendjen e gjithë rrjetit. Fotot janë realizuar në Toskanë të Italisë, në peizazhin magjik që ky vend ofron, teksa Oriola qëndron mbi një kabriolet të kuq, e veshur shumë seksi me buzëqeshjen që e karakterizon.
Rezultati?! Një vepër arti në çdo detaj! 🙂