Para pak ditësh, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në një koncert në Shkodër. Mes këngësh dhe shumë argëtimi, Luizi ka vendosur të “respektojë” fansat e tij të cilë ishin të pranishëm, duke i qerasur të gjithë me shampanjë. Momenti u bë viral në rrjet dhe sigurisht njerëzit u kënaqën nga veprimi i tij, duke u shprehur se është artisti i parë që e bën një gjest të tillë për fansat e tij.
E me sa duket, ky veprim tashmë nisi të kthehet në “trend” dhe i pari që po e ndjek, është pikërisht Armaldo Kllogjeri, i cili po ashtu ka qenë i ftuar në qytetin e tij të lindjes, në Gramsh.
Gjatë festës, Maestro iu është drejtuar të pranishmëve duke iu thënë të merrnin të gjithë birra, pasi i kishin të paguara nga ai. Sigurisht, ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjet, të cilët menjëherë e kanë krahasuar me veprimin e Luizit në Shkodër.
Për këtë moment, nuk ka ende asnjë reagim nga Armaldo e as nga Luizi. Mbetet të shohim tani, nëse do e ndjekin edhe artistët e tjerë për t’a quajtur ‘zyrtarisht’ një trend të ri!