Mes gjithë debateve virtuale të Dafina Zeqirit me çiftin Sara-Ledri, këngëtarja ka dhënë mbrëmjen e djeshme koncertin e fundit të këtij sezoni veror.
Me një sukses të padiskutuar, të mbushur me projekte dhe muzikë nga Dafina që na kanë shoqëruar gjithë verën, padyshim këngëtarja mban ‘kurorën’ e artistes më të dashur për këtë sezon.
“E kupton që vera ka mbaruar, kur Dafina ikën me pushime” – ka shkruar faqja “Pink Movement” (Lëvizja Rozë) , në mbështetje të Dafinës dhe suksesit të saj këtë verë, duke sjellë këngëtaren si ‘Vajzën e Suksesit’ , dhe një shembull që duhet ndjekur nga çdo vajzë dhe çdokush.
Këtë postim, e ka shpërndarë edhe vet Dafina, e cila ka paralajmëruar që vera ende nuk është mbyllur, pasi para pushimeve po vjen dhe një projekt i fundit.
Absolutisht, edhe ky i fundit pritet të jetë një super projekt, i cili do të shënojë edhe mbylljen e sezonit veror për Dafina Zeqirin. 🙂