Vesa Vllasaliu mbrëmjen e djeshme në ‘Prime’ ka shpërthyer në lot teksa i ka rrëfyer disa nga banorëve të BBVK2 një tjetër episod nga ish-lidhja e saj me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.
Gjendja e saj duket se ka prekur disa nga banorët të cilët i qëndruan pranë. Gjatë kësaj bisede, ishte Azemi i cili nuk duroi më dhe ka shpërthyer në ofendime për Mërgimin.
“Duhesh me marr kohë për vete, ti e di sa e mirë je, e dimë edhe na tjerët, edhe mos qit lot më për qen e për tjertë që s’ia vlenë”, u shpreh Azemi.
Nga ana tjetër, edhe Ganiu u shpreh i revoltuar për ish-in e Vesës.
“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, tha Ganiu.