Vesa dhe Arta janë dy vajza të cilat konsiderohen mike brenda shtëpisë më të famshme.
Si duket kjo miqësi nuk ishte edhe aq e vërtet nga Vesa, ose të paktën këtë nënkuptoi motra e Artës me reagimin e saj të fundit.
Duke folur pas “Prime” për zgjedhjen e nominimit të Sarës përmes “Kutisë së Pandorës, Ilnisa i ka thënë Vesës se nuk i ka pëlqyer zgjedhja e Sarës, ndërsa Vesa i është kthyer duke i thënë që nëse Sara do çonte vajzat në nominim, të rrezikuara do të ishte Arta dhe Françeska, gjë që Ilnisa e ka mohuar duke përjashtuar Artën si banoren që mund të lërë shtëpinë në këtë pikë të lojës.
Duke e shpërndarë këtë video në Instastory, motra e Artës Ana Kabashi, shkruan:
“Ooo Vesa Vesaaa se Arta të konsideron shoqe po ti me këtë ide për ‘shoqen’ tënde? Kur Ilnisa e sheh Artën si një person që i duhet shtëpisë kush je ti që flet për shoqen tënde të ngushtë moj bukuroshe! Wow”
Video për të cilën ka reaguar Ana: