Ditën e djeshme motra e Dj.Dagz i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar kështu në martesë dashurinë e saj. Festa ka qenë e mbushur me shumë argëtim dhe të ftuar që shkëlqenin me prezencën e tyre.
Përpos nuses, gjithë vëmendjen e rrjetit e ka marrë dhe veshja e Einxhel dhe Dagzit. Të veshur të dy me të zeza, ata kanë krijuar një kombinim që nuk kishte si të kalonte pa u vënë re.
Por, nëse e shihni me kujdes veshjen e tyre, a mos iu kujton një çift shumë të famshëm? Bëhet fjalë për Morticia dhe Gomez Addams, personazhet e famshëm të familjes Addams, prindërit e Wednesday Addams, të shkëputur nga filmi “Wednesday”, një nga serialet që theu rekord shikueshmërie në sezonin e tij të parë në Netflix.
E gjithë veshja është një rikrijim i veshjes së çiftit Addams, i sjellë në formën e tij më të bukur nga Einxhel&Dagz. Këtë e ka përmendur pak (indirekt) edhe vet Einxhel, e cila ka shpërndarë një video në Instastory, para dasmës në makinë, teksa e ka shoqëruar me këngën e filmit “Wednesday”.
Ajo që të gjithë besoj biem në një mendje është që çifti duket yll me këto veshje! ❤️