Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” bëri bashkë dje në “Pallatin e Kongreseve” gjithë showbizin në një event madhështor.
Yjet e filmit dhe jo vetëm, kaluan në tapetin e kuq, ndërsa paraqitjet e tyre ishin njëra më e bukur se tjetra.
Sidoqoftë, nuk kaloi pa u vënë re veshja që Ina Kollçaku kishte zgjedhur për këtë event, e cila u cilësua si më e guximshmja e mbrëmjes.
Ina zgjodhi një fustan të zi saten në pjesën e poshtme, të ngushtë dhe të çarë në njërën anë, teksa ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pjesa e sipërme e fustanit. Tyl i çarë në njërën anë në pjesën e barkut, ku binin në sy tatuazhet e saj, ndërsa vendosi të lejë të zbuluar pjesën e gjoksit – me një formë gjetheje në njërën anë dhe vetëm një flutur minimaliste në anën tjetër.
Duke parë natyrën e Ina Kollçakut në daljet e saj publike dhe rrjete sociale, nuk na habit aspak kjo zgjedhje, por duhet thënë që është një vepër arti!
Juve si ju duket veshja e Inës? 🙂