Niko Komani dhe Sada Peca kanë qenë së fundmi të ftuar në “Pardon my French”. Temat e diskutuara në studio kishin të bënin kryesisht me veshjet e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjatë qëndrimit të tyre të përditshëm, por edhe në Prime.
Arsyeja përse u bë një ballafaqim i përditshmërisë me netët e spektaklit të madh ishte pikërisht fakti se në disa raste shumica e banorëve transformohen totalisht në stil, sa disa herë ndjekësit kanë vendosur paralelizëm mes dy fotove të të njëjtit person në secilën ditë dhe duken totalisht ndryshe. Më poshtë do të listojmë banorët dhe komentin e stilistëve për këto ndryshime.
Për Loredanën
Niko Komani: Në TikTok ka disa video, që mund t’i shikoni pastaj, që është veshur edhe gala, edhe me të shkurtra. Për mbrëmje nuk më pëlqen fare. Në përditshmëri duket shumë herë më mirë, më moderne. Si influencer.
Për pjesën më të madhe të shtëpisë, ata u shprehën se asnjëri prej tyre nuk e ndjek modën e fundit, por secili ka stilin e tij unik. Të pyetur se kush nga ata e ka më të theksuar këtë element, ata u përgjigjën:
Niko Komani: Rozana me Gertën që janë tek stili i tyre dhe nuk e ndërrojnë.
Sada Peca: Janë stoike të stilit të tyre.
Rozana
Niko Komani: Njëherë mua që më ka pëlqyer, me pikëpytjet e mia se ndoshta nuk ka qenë stili i duhur.
Arbër Çepani: Ajo si me flamengo?
Niko Komani: Po, e kam bërë meme edhe atë. Tematikë, por dukej mirë. Mua s’më ka pëlqyer me recipeta mbi këmishë. Shumë e vjetër si gjë, por veshja nuk ishte e duhur. Ose nuk ishin recipetat e duhura mbi atë gjënë, ose këmisha dukej shumë më e madhe. Diku ngecte. Vizualisht më pëlqen shumë dhe është në modë. Vazhdon të jetë në modë. Mund të them se kjo ishte e vetmja herë. Kurse herët e tjera ka qenë Rozana shumë brenda stilit të saj.
Sada Peca: Edhe unë kështu mendoj. Nuk është se i kemi parë të shkojnë nga njëri stil ekstravagant në stilin minimalist, që ato kanë zgjedhur për të promovuar. Mendoj se janë shumë stoikë minimalistë. Rozana dhe Gerta, edhe pse rivale, janë në linjë me stilin e tyre.
Gjithashtu, ata shprehen se sa i përket çiftit Gjesti-Egli, nuk kanë fare lidhje në stilin e veshjes së tyre.