Antonela dhe Mariela Berisha, motrat që dhunuan 24-vjeçaren Klea Prenga janë vetëdorëzuar në polici, pasi prej disa kohësh ishin shpallur në kërkim. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale policia bëri me dije se dje (16 tetor) rreth orës 19:00, ato janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë.
Sa i përket dënimit, në njoftim thuhet se janë caktuar masat “Arrest me burg” për Marielën dhe “Detyrim paraqitje” për Antonelën.
Nga ana tjetër ka pasur edhe një reagim nga ana e Klea Prengës e cila ka reaguar në rrjetet e saj sociale lidhur me këtë situatë.
“Përshëndetje! Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem e qartë: Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë, transparent dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar!”, u shpreh 24-vjeçarja.