“Vetëm ndarje”, e përkufizoi Lisi Myrta jetën e tij private pas Big Brother VIP. Ish-banori i ftuar në “Mos i bjer me top” foli për marrëdhëniet me banorët, përshtatjen me rrethanat pas Big-ut dhe sigurisht, aspektin privat. Shumë i rezervuar Lisi në këtë pikë, por u shpreh se ka përjetuar edhe një traumë.
Lisi Myrta: Jetën private unë e kam shumë të shenjtë, nuk kam qejf të prononcohem. Në momentin që unë do të kem një partnere në krah që do ta çoj te mami dhe te babi, atëherë unë do të them se kush është kjo partnere. Sa i përket këtyre… kam pasur një traumë pas Big Brother…
-Që ishte?
Lisi Myrta: Po more, traumë, prej mishi jam edhe unë. Ka qenë një situatë që vajti ashtu siç vajti. Unë jam njeri që jap shumë, përfshihem, jap edhe veten, e vë veten në vend të dytë me kuptimin e plotë të fjalës. Erdhi një situatë kur dola nga Big-u, ti e ke provuar vetë, është ajo situata që do të ambientohesh, je shumë i çuditshëm dhe këtë situatë të rëndë ma rënduan më shumë persona që nuk duhej ta rëndonin, persona që i kam vënë përpara vetes sime dhe kur erdhi momenti, jo vetëm që s’e kam parë atë para vetes sime, kështu që vazhdon, jeta është e bukur, ka lulet e saj. Shyqyr Zotit tani jemi bërë VIP-a dhe…