Luiz Ejlli për muaj me radhë brenda shtëpisë së BBV, u bë pjesë e pandarë edhe e shtëpisë së shumë shqiptarëve.
Si asnjëherë më parë në një edicion BB, shumica e ndjekësve të formatit ishin të unifikuar në preferencën e tyre për Luizi Ejlli, gjë që e ktheu padyshim në fenomenin e vitit.
Së fundmi, Luizi ka parë videon e një prej fanseve të tij më të mëdha, nëna Nexhit, e cila u bë virale gjatë qëndrimit të Luizit në shtëpi, teksa rrinte pranë televizorit duke e parë dhe përkëdhelur Luizin, të cilin nisi t’a konsideronte si djalin e saj.
Pasi pa këtë video, Luizi vendosi t’a surprizojë fansen e tij, me një telefonatë me kamera, duke e falenderuar për gjithë suportin që i ka dhënë dhe gjithë dashurinë.