Teksa “Kepi i Vipave” ka marrë gjithë vëmendjen e publikut tashmë prej deklaratës së Ronaldos për Kiara Titon si dhe reagimit më pas të Luizit dhe Kiarës për këtë çështje, edhe një personazh tjetër duket se indirekt po tenton të përfshihet.
Bëhet fjalë për gazetaren dhe opinionisten e edicionit të dytë të BBV, Zhaklin Lekatarin.
Me sa duket, Zhaklina e ka shijuar deklaratën e Ronaldo Sharkës dhe për këtë ka vendosur të postojë një ‘story’ dedikuar gazetarit.
“Mirëmëngjes vetëm @ronaldosharka ❤️ ” , ka shkruar Zhaklina.
Kujtojmë se Zhaklina nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie të mirë me gazetarin Ronaldo Sharka, kur ky i fundit ka qenë konkurrent në BBV, e madje herën e dytë të hyrjes së gazetarit, Zhaklina ka pasur disa përplasje të vazhdueshme me të, duke e etiketuar shpesh si person që ‘i bën fresk’ Luizit, fans ose ushtar i Luizit, ndërsa as Ronaldo nuk e ka lënë pa përgjigje.
Me sa duket, këto kanë kaluar tashmë dhe opinionistja i ka harruar duke rregulluar raportet me Ronaldon, ose thjesht mbështet këdo që del kundër Luizit,Kiarës dhe “llumizatorëve” , siç ajo i quan fansat e çiftit.