Ronaldo Sharka ka qenë i ftuar sot në “Më lër të flas” në një panel diskutimi, së bashku me Palomën, Rita Petron dhe Petri Bozo, ku dhe ka folur lidhur me sulmet që i janë bërë për mbipeshën.
“Viktimizimi është trend” – i ka thënë gazetari Donaldit, teksa Donaldi i tha të mos viktimizohej se nuk e ka sulmuar askush çdo javë për mbipeshën.
Gjithashtu, Ronaldo ka treguar se ai nuk intimidohet kur i flasin për peshën, përkundrazi e përdor për të dhënë mesazhe pozitive në rrjetet e tij sociale, për personat që vuajnë nga mbipesha. Ai gjithashtu tregoi se ka probleme me mbipeshën dhe edhe pse mban dieta strikte dhe bën palestër, ka vështirësi në humbjen e peshës, sipas asaj që i kanë thënë specialistë të kësaj fushe.