Sara Gjordeni është një nga banoret që i bashkuar shtëpisë së BBV në nisje të tij më datë 13janar.
Menjëherë pas hyrjes Sara është një nga banoret që ka pasur mjaft debate me banorët e tjerë e së fundmi me njohjen e saj me Bardhin, të cilën banorët nuk e besojnë nga ana e Sarës dhe mendojnë se po e përdor për lojë.
Kjo teori e banorëve me sa duket është besuar dhe nga publiku, të cilët “Prime” e shkuar vendosën me anë të votave ta largonin nga shtëpia, ndërsa Sara pati biletën e kthimit dhe u bë pjesë edhe një herë pjesë e rrugëtimit të BBV.
Nga ana tjetër, sa i përket njohjes së saj me Bardhin, Sara e ka mbrojtur pëlqimin e saj për të duke theksuar vazhdimisht se edhe në sezonet e shkuara të BBV ka pasur çifte që nuk janë besuar, por sot presin fëmijë, duke iu referuar kështu Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, të cilët janë në pritje të një fëmije.
Mirëpo, me sa duket edhe këtë herë “karma” ka bërë punën e saj, pasi sezonin e shkuar të BBV ka qenë pikërisht Sara e cila shkruante për Kiarën se ajo është fallco brenda shtëpisë dhe vetëm impostohet para kamerave për t’i dhënë njerëzve atë që duhet e jo atë që është dhe se e përdorte viktimizimin e “gocës së mirë” si kartë të fundit.
Ja postimi i plotë i Sara Gjordenit për moderatoren Kiara Tito gjatë BBV2: