Ronaldo Sharka është një personazh që di se si të ofrojë spektakël e të ‘ndezë’ studion herë pas here, kjo dhe prej profesionit të tij si gazetar.
Në spektaklin e sotëm të DWTS, është shfaqur një video, ku konkurentët tregonin se cili duhet të ndërpriste garën mbrëmjen e sotme, sipas tyre dhe shumica e votave ishin për Ronaldon.
Sigurisht, kjo nuk i pëlqeu aspak Ronaldos dhe me analizën e tij, kjo vinte për 3 arsye të mundshme:
“Ose më shohin më të mirin në kërcim, që rrezikohen edhe vet balerinët. E dyta, ose i marr vëmendjen gjatë gjithë spektaklit dhe rrinë në hije por ajo që më bind më shumë dhe mendoj që është arsyeja se jam mashkulli më i bukur i kastit. Por nuk u zhgënjeva nga askush, karamelja mbahet në gojë” – është shprehur Ronaldo ndërsa gjithë salla ka shpërthyer në të qeshura.