Mes dramave të shumta në showbizin tonë që gjithnjë janë të pranishme, nuk mungojnë as lajmet e bukura e sidomos ato të preferuarat e rrjetit: pritjet e ëmbla.
Einxhel Shkira e ka nisur vitin 2025 duke na zbuluar lajmin se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, përmes një video mjaft emocionuese me Dagz dhe djalin e tyre, Trev.
Nga ana tjetër edhe balerina e njohur e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Isida Mollaymeri, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.
Në një festë madhështore, është zbuluar se bebja që pritet të vijë në jetë është vajzë.
Edhe pse gjithmonë është diskrete për jetën e saj private, Isida e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë miqtë virtualë, duke e kthyer në një moment të veçantë për të dhe partnerin e saj.
“XL Media” i uron të dyja gocave shtatzëni të mbarë! ❤️❤️