Ky vit që lemë pas ka qenë i mbush me ngjarje, nga ato më tragjiket, te momentet më të bukura, te të cilat do fokusohemi.
Ku ka moment më të bukur se sa një puthje, e pikërisht kjo ka qenë tema e diskutuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon – 10 puthjet më virale të vitit 2023. Por cilat janë 10 puthjet më të komentuara në rrjet?
1. Puthja Luiz-Kiara
Në fakt për puthjen mes Luizit dhe Kiarës janë 2 momente: puthja e parë në dasmën traditë të BBV, që bëri namin në çdo rrjet social dhe u kthye në një nga momentet më të komentuara të vitit, si dhe puthja në ceremoninë e martesës së çiftit në finalen e madhe të BBV2, prej nga Luizi doli fitues.
2 . Puthja Luiz- Olta
Nëse më sipër folëm për puthjen e dashurisë së vërtetë, një nga puthjet më të komentuara gjithashtu ishte dhe “puthja e rivalëve”, ajo mes Luizit dhe Oltës në filmin “Në kudër të dashurisë”. Ajo puthje skenike, u kthye në një nga elementët më të komentuar të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
3 . Puthja Sara – Roerd
Meqë jemi te filmi “Në kuadër të dashurisë” një tjetër puthje virale ishte ajo mes Sarës dhe Roerdit në film, e ndryshe nga puthja më sipër që u quajt “puthja e rivalëve”, kjo e Sarës dhe Roerdit ishte “puthja e ndarjes”, pasi rrjeti aludoi se pikërisht kjo puthje u bë shkak i ndarjes së Ledrit dhe Sarës.
4 . Puthja Ronaldo – Olta
Kjo nuk ishte një puthje në buzë, por një puthje në dorë nga Ronaldo për Oltën në natën e parë të spektaklit të DWTS. Me anë të puthjes, Ronaldo donte t’i tregonte publikut që i kishte lënë pas hatërmbetjet me Oltën, por të gjithë e dimë si shkoi më pas – nga puthje virale në debate virale, që nisi nga një sanduiç.
5. Puthja Ina – Ilir
Meqë jemi te DWTS, një tjetër puthje virale ishte ajo mes Inës dhe Ilirit – edhe kjo një puthje për “paqe” pas debateve tepër të ashpra mes tyre.
6. Puthja Juliana – Silvester
Sërish një puthje mjaft e komentuar në rrjet, puthja e parë në buzë në DWTS për këtë sezon. Edhe pse një puthje për efekt të performancës nuk kaloi pa u komentuar në rrjet.
7. Puthja Big Mama – Erjola
Një tjetër puthje virale ishte ajo mes moderatores Erjola Doci dhe Big Mames, teksa kjo e fundit ishte e ftuar në “Mos i bjer me Top” dhe Ronaldo e sfidoi të puthte atë ose Erjolën dhe zgjedhja e Big Mamës ishte Erjola.
8. Puthja Fedez – Rosa Chemical
Një tjetër puthje virale, këtë herë jashtë Shqipërisë por që u bë virale edhe në Shqipëri ishte ajo mes këngëtarit Rosa Chemical dhe Fedez, një puthje mjaft pasionante që u kthye në “mollë sherri” mes Fedez dhe partneres së tij Chiara Ferragni.
9. Puthja mes Rubiales dhe Hermosos
Puthja virale mes drejtuesit të Federatës Mbretërore të Futbollit në Spanjë, Rubiales, dhe Jenni Hermoso, një puthje që shkaktoi mjaft dinamika në rrjet dhe përfundoi me dorëheqjen e Rubiales pas puthjes pa miratimin e lojtares nga emocionet e fitores.
10. Puthja Bora-Donald
Dhe për ta mbyllur vitin, ishte puthja e Donaldit dhe Borës në premierën e filmit “5 herë jo” më datë 12dhjetor, ku Donaldi i propozoi Borës për martesë dhe ajo tha “Po”.