Sot në emisionin e mëngjesit “Zgjohu” në MCN TV, ka qenë i ftuar gazetari Andi Llabuti për të folur lidhur me postimin e tij të para pak ditëve që “habiti” rrjetin, ku akuzoi Arbana Osmanin se i theu xhamin e makinës.
Lidhur me këtë situatë ai ka treguar se banorët e pallatit i kishin treguar se shtëpia luksoze i përkiste Arbanës dhe se si përfundim, ai e kishte rregulluar vet dëmin në vlerën 20 mijë lekë (të reja), teksa iu drejtua me ironi Arbanës që mund t’i mbante ato para për kafe.
Mirëpo, përpos ironisë së gazetarit, i cili pretendon se i është bërë dëm në makinë nga moderatorja, ajo çfarë ka habitur më tepër, ka qenë ironia e aktores Cubi Metkaj, e cila pas largimit nga “Klanifornia”, punon si moderatore në emisionin e mëngjesit “Zgjohu”.
Ironia e Cubit kundrejt Arbanës kalonte deri në nota tallëse, teksa e etiketonte me ironi si “Vogëlushja” me nënqeshje. Gjithashtu, Cubi vijoi të ironizojë e të tallet me Arbanën gjatë gjithë kohës kur gazetari i drejtohej moderatores nga kamera e programit, gjë që ka habitur rrjetin ndërsa video është bërë virale.
Videon e plotë e shikoni duke klikuar këtu.