Padyshim që ndryshimet në “look” përbëjnë goxha diskutim e sidomos kur bëhet fjalë për personazhet e njohur të showbizz-it.
Dea Vieri, ish-konkurrente e ‘BBV3’, është personazhi i fundit e cila ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Pasditen e sotme ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, të cilat i ka kthyer nga bjonde në të kuqe, një ndryshim ky mjaft i madh dhe i guximshëm.
Ndonëse ngjyra e saj është e ‘kuqe e flaktë’, mund të themi se edhe Dea i është bashkuar trendit të flokëve të kuq që ka përfshirë shumë nga vajzat e showbiz-it kohët e fundit.