BBV3 si çdo sezon ka marrë tashmë përmasa gjithëpërfshirëse në publikun e gjerë, por edhe në hapësirat e formateve televizive.
Thënë kjo, në “E diell” është folur për spektaklin që ka nisur më 13 janar, ku ka qenë i ftuar eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.
Kallanxhi ka treguar se cilët nga banorët janë kërkuar më së shumti nga publiku i gjerë dhe në vend të parë modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, tashmë banore e BBV3, Rike Roci.
“Rike Roci është e para, janë çmendur pas Rikes. Më pas vjen Drini Zeqo, Meri Shehu (mosha), Ilnisa Agolli, Klodian Duro, Meri Shehu prapë, Arta Kabashi që ka rritje +1000% nga koha që ka hyrë në BBV” – është shprehur eksperti.