U bënë disa ditë tashmë që Olta Gixhari flet vetëm për fustane premierash – premierën e filmit dhe atë të DWTSA. Fustanet e Oltës më në fund janë përfunduar dhe këtë e konfirmoi vet stilisti Valdrin Sahiti, i cili ka marrë përsipër të plotësojë kërkesat e Oltës deri në detaje.
E mesa duket, ia ka dalë. Së fundmi, Olta ka zbuluar fustanin e premierës së DWTS. Një krijim që i përshtatet perfekt hireve të aktores, në një nga ngjyrat e saj të preferuara.
“Vetëm pak nga mrekullitë që ka bërë Valdrin Sahiti” – shkruan Olta në një postim në Instastory, me fustanin veshur.