Pikëpyetjeve i erdhi fundi! Arbana Osmani dhe Ledion Liço do të jenë bashkëprezantues të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Kështu shkruan faqja zyrtare e formatit në Wikipedia.
Informacioni është përditësuar vetëm pak orë më parë, duke konfirmuar një herë e mirë moderatorët kaq shumë të komentuar. Përgjatë shkrimit thuhet se në dy sezonet e para, ky format është prezantuar nga Arbana Osmani, ndërsa në sezonin e tretë kthehet Ledion Liço si bashkëprezantues me Arbanën, duke marrë rolin e moderatorit kryesor.
Ashtu siç dihet, reality-show do të nisë transmetimin maratonë të shtunën e ardhshme, më 13 janar.
Ndërsa nuk dihet nëse përditësimi i shkrimit është bërë nga vet “Top-Channel” apo editues tjetër që dëshiron të shohë këtë dyshe si moderatorë të BBV3.