Philipp Plein në Kosovë krah Luana Vjollcës?! Pse?!
Këto janë disa nga pyetjet e menjëhershme të rrjetit, kur panë fotot në instagramin e Luana Vjollcës, e cila më herët ka qenë edhe imazh i brendit prestigjioz.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një intervistë që ai ka zhvilluar me Luanën. Mësohet se stilisti i famshëm ka udhëtuar posaçërisht drejt Kosovës për këtë intervistë me Luana Vjollcën.
Përmes disa fotove në Instagram, me stilistin e njohur , emri i të cilit tani është një brand ndërkombëtar, Luana ka njoftuar lajmin se shumë shpejt ky takim do të prodhojë gjëra të reja dhe ekskluzive dhe ne mezi po e presim, por deri atëherë do të na duhet të mjaftohemi me fotot në Instagram.
E pra, bravo Luana! Gjithmonë e papërtuar dhe me një as nën mëngë për projekte të suksesshme, aq më tepër kur të gjithë menduam se ajo të merrte pushime të gjata pas edicionit të parë të sukseshëm të Love Island Albania.