Luizi Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti më i komentuar për momentin dhe ndjekësit e tyre janë gjithmonë kuriozë të dinë gjithmonë e më tepër për raportin e tyre.
Dyshja kanë siguruar tashmë edhe fansat e tyre të cilët i mbështesin dhe përgëzojnë në çdo hap që ata bëjnë. E teksa i shohim në postime, fan page-e apo video të ndryshme, së fundmi portreti i tyre i ‘dasmës’ është shfaqur edhe në kopertinën e një libri.
Ka qenë vetë këngëtari ai që ka postuar një foto të kopertinës së librit në Instagram, me titull: “Në MES TË KAOSIT” .
Postimin Luizi e shoqëroi me një falenderim për autoren e librit, Esmeralda Memishaj, e cila ka vendosur të shkruajë historinë e dashurisë së çiftit brenda lojës së BBV dhe jashtë. 🙂