Moderatorja Kiara Tito tashmë është një ndër personazhet më të pëlqyer për publikun, që pas daljes nga BBV.
Kiara e ka nisur karrierën si moderatore në emisionin “Pop culture”, për të vazhduar më tej në emisione të tjera si “Doctor Plastik”, “Style Star” e së fundmi në “Kepi i Vipave”. Me shumë mundësi shumë prej jush e dinë që Kiara Tito para se të niste karrierën si moderatore, gjatë viteve të adoleshencës ka qenë modele.
Ajo që nuk dini është që karrierën si modele, Kiara e ka nisur në një kompeticion bukurie shumë të njohur në Itali. Bëhet fjalë për kompeticionin e bukurisë “La bella d’italia”, ku Kiara u përzgjodh si një nga vajzat finaliste. Me një foto me bikini, së bashku me gjashtë vajza të tjera pjesëmarrëse të konkursit, ja si dukej Kiara në vitet e adoleshencës së saj në Itali.