“Kepi i Vipave” nën moderimin e Kiara Titos, mbylli të dielën transmetimin e puntatës së fundit. Pas pushimeve dhe mbylljes së emisionit, Kiara ka vendosur të qëndrojë në qetësi me miqtë dhe familjarët e saj këto ditë.
Ndërsa sezoni i ri televiziv po vjen për pak ditë, dimë me siguri që moderatoren do e shohim në ekranin e Top-Channel, ndërsa ende nuk dihet me siguri emisioni ku ajo do të jetë pjesë. Zërat që qarkullojnë thonë se ajo do të marrë prezantimin e “Për’puthen” me largimin e Bora Zemanit, ndërsa thuhet se mund të marrë pjesë edhe si konkurrente në edicionin e dytë të “Dancing with the stars”.
Mirëpo, teksa ende është duke pushuar, Kiara Tito duket se po bëhet gati për një event. Me një foto në Instastory, Kiara ka treguar një pjesë të një fustani eventesh, të krijuar nga Valdrin Sahiti, duke treguar kështu se do të jetë e pranishme në një event (nisur nga fustani)
Edhe më herët ajo ka treguar se jo një, por dy evente të rëndësishme për të janë sot. Së pari, prindërit e saj festojnë 30-vjetorin e martesës dhe së dyti, mikesha e saj, prezantuesja dhe blogerja Liesa Haxhiasllani feston 28-vjetorin e lindjes.
Me siguri, fustani është krijuar për Kiarën nga Valdrini për një nga këto dy evente. Të shohim cili do të festohet sot! 🙂