Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më ekstroverte dhe të komentuara të industrisë së muzikës, e cila shpesh herë konsiderohet si vullkan.
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e shkëputur disi nga rrjetet sociale dhe koncertet, e kjo jo pa arsye. Ronela është duke punuar me EP -n e saj “Bardh e Zi”, e cila do të publikohet në fund të Nëntorit.
E para këngë që do të publikohet, do të jetë “Jeta kriminale”, e madje për këtë Ronela ka bërë dhe ndryshimin drastik në pamje, duke prerë totalisht flokët.
Nuk e dimë si ju duket juve, por ne mendojmë që duket super yll! ❤️