Sara Hoxha vijon të mbetet fituesja në fuqi e DWTSA, pasi arriti të rrëmbejë çmimin e madh në sezonin e shkuar, së bashku me Luixhinon, partnerin e saj në kërcim.
Sigurisht, nuk kishte si të mungonte performanca e saj në hapjen e këtij sezoni të ri. Nën interpretimin e të ftuarit special Luiz Ejlli, të kolonës zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, Sara Hoxha ka prekur edhe një herë magjinë e skenës së Dancing, së bashku me Luixhinon.
Mirëpo para kësaj performance, Sara ka postuar një foto në Instastory, ku shfaqet topless në ambientet e dhomës së grimit në Top-Channel, pasi ka përfunduar make up-in, ku duket në super formë.