Shtëpia me e famshme e shqiptarëve, “Big Brother Vip 3” po thyen çdo rekord të audiencës, duke u kaluar edhe shifrat e një edicioni më parë.
Treguesit në rrjetet sociale flasin për një sukses absolut kur jemi vetëm në muajin e parë të bashkëjetesës së vipave shqiptarë në shtëpinë e Big Brother.
Nëse krahasojmë shifrat e këtij edicioni me të njëjtën kohëzgjatje në nisje të edicionit Big Brother Vip 2 rezulton se 22 ditë BBV3 është parë në youtuve 9 milionë orë, ndërsa BBV2 4.3 milionë orë.
Numri maksimal i ndjekësve në livestream në BBV3 ka qenë 189.245 ndjekës, ndërsa në BBV2 numri maksimal i arritur ishte 175 mijë ndjekës.
Jo vetëm në youtube, por edhe në Instagram në vetëm këto tre javë të para është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip 2.
Kështu në BBV2 postimet e instagram jane parë nga 1,5 milonë ndjekës, ndërsa në BBV3, ‘reach’ ka arritur në 5.8 milionë, teksa gjatë kësaj kohe janë shtuar edhe rreth 80 mijë ndjekës në faqe.
Dyfishi i audiencës në krahasim me BBV2, që ka tërhequr ky edicion i tretë, flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende në muajin e parë, çka krijon premisën se fundi i këtij show televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare.
Top Channel