Vajza e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit, ka festuar ditëlindjen pak ditë më parë.
Për herë të parë në këtë ditëlindje, Marina na zbuloi portretin e adhurueshëm të Marget, ku ngjashmëria me tezen e saj, Luana Vjollcën, nuk kaloi pa u vënë re në rrjet.
Mirëpo pas portretit, Marina na zbuloi edhe një pëlqim të Marget për kuajt. Marget jo vetëm që i pëlqen kuajt, por në moshën 2-vjeçare arrin të mbajë perfekt ekulibrin, madje me vetëm një dorë, aftësi që vetëm profesionistët e fushës e kanë! 🙂
“Një nga kafshët që Marget pëlqen më shumë është kali. Nuk di si ja del por nuk pranon t’a mbajë askush, siç e shihni.” – shkruan Marina në videon e postuar.