Xheneta dhe Gjesti janë çifti më i ri në Big Brother VIP Kosova 3. Ata e zyrtarizuan lidhjen me një puthje vetëm pak ditë më parë dhe romanca duket se po shkon më së miri. Madje, Xheneta i ka planet e qarta se çfarë dëshiron të bëjë pas BBVK.
Banorja ka dhënë një përgjigje të papritur kur Kevini e pyeti për planet e saj pas përfundimit të spektaklit. Ajo i tha se një nga planet që ka në mendje është që të bëhet nënë. Sigurisht që si për të gjithë, edhe për Gjestin kjo dëshirë ishte e papritur.
Ai i ka analizuar në heshtje fjalët e Xhenetës.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet romanca e dyshes pasi të dalin nga BBVK.