Në ditëlindjen e pestë të Ajkës, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po na japin një lajm të bukur. Ata kanë realizuar një video për ditëlindjen e së voglës, me momentet e tyre më të bukura si familje, një moment gjatë videos ka tërhequr vëmendjen!
Besi dhe Ajka afrohen pranë barkut të Xhensilës duke e puthur e përkëdhelur.
Në përshkrimin e videos, Xhensila vendosi edhe hashtagun #4 , duke treguar kështu që do të bëhen 4anëtarë në familje.
Mirëpo pas këtij veprimi, këngëtarja u pendua shpejt dhe vendosi që t’a heqë hashtagun, duke lënë vetëm shkrimet e tjera në postim.
Nuk e dimë se çfarë e bëri Xhensilën të pendohet për veprimin e saj, por gjithsesi ne urojmë që të bekohen me një fëmijë tjetër! 🙂
Sa për shtatëzaninë e shumëpërfolur të Xhensilës, na mbetet të presim…