Arbana Osmani shumë herë është komentuar për stilin e saj, disi unik dhe gjithmonë ndryshe. Mes komenteve të shumta për veshjet e saj, që shpesh kanë ardhur në formën e kritikave të cilat Arbana i ka marrë përherë me sportivitet, duket se shumë njerëz e pëlqejnë stilin e saj, mes tyre edhe moderatorja Kiara Tito.
Sërish, Kiara Tito ka bërë “xing” me veshjet e saj, të cilat janë të njëjtat me ato të Arbana Osmanit, por gjithmonë në ngjyra të ndryshme.
Bëhet fjalë për një fustan të “Area collection” me vlerë rreth 650 euro.
Kjo nuk është hera e parë që dy moderatoret bëjnë xing me të njëjtën veshje dhe stil.
Kujt i shkon më shumë, vendoseni ju! 🙂