Edhe pak kohë na ndan nga nisja e edicionit të tretë e spektaklit më të ndjekur në vend “Big Brother Vip Albania”.
Ndërsa është duke u përzgjedhur kasti i banorëve të këtij edicioni, kanë filluar edhe punimet për të bërë gati shtëpinë që do të mirëpresë banorët dhe publikun nga ekrani.
Pamjet e para të punimeve i ka ndarë Sara dhe Lori, sigurisht nga “oborri i famshëm”, duke na treguar se numërimi mbrapsht ka filluar dhe për pak kohë i rikthehemi dinamikave të BBVA, ndërsa nuk dihet ende nëse ky edicion do të jetë nën moderimin e Arbana Osmanit apo Ledion Liços.
“Gjëra të mëdha po vijnë” – shkruan Lori Hoxha duke paralajmëruar edhe një herë se do të jetë sërish një projekt gjigant.