“Love Island Albania” vjen për herë të parë në Shqipëri nën moderimin e Luana Vjollcën në televizionin “Klan”. Spektakli do të nisë transmetimin ditën e dielë dhe do të jetë një “reality-show”, ku 10 konkurentët e quajtur “ishullorë”, do të jenë 24 orë para kamerave dhe publikut, ‘live’ nga vila në jug ku ata do të qëndrojnë.
Teksa nisja e programit po afron, po zbulohen edhe konkurentët një nga një. Pasi ditën e djeshme u njohëm me konkurenten e parë, Ilda Mema, e cila është e njohur për rrjetet sociale, sot u bë me dije edhe “ishullori” i dytë i programit.
Faqja zyrtare e “Love Island” bën me dije se konkurenti i dytë, quhet Aleksandros dhe vjen nga Greqia për t’iu bashkuar programit.
Mirëpo, Aleksandros nuk është një personazh i panjohur, pasi ai nuk merr pjesë për herë të parë në këtë format. Djali ka marrë pjesë në “Love Island” që është zhvilluar në Greqi, ku sipas ndjekësve është eleminuar nga gara, pasi ka rezultuar një “dështim”, gjë që e kanë shprehur përmes komenteve.