Mbrëmjen e datës 22 qershor, Elvana mbajti koncertin e parë të saj recital “Dekada”, për të festuar 2 dekada karriere në muzikën shqiptare.
Koncerti u mbajt në stadiumin “Air Albania” dhe suksesi i tij dëshmohet nga stadiumi i mbushur plot me fansa e personazhe të njohur, që për orë të tëra kanë shijuar performancat e Elvanës dhe të ftuarve specialë të mbrëmjes.
Sigurisht, koncerti u prit shumë mirë dhe Elvana mori gjithë dashurinë e publikut dhe personazheve publikë, të cilët u shprehën se u vendos një tjetër standard tashmë në muzikë shqiptarë.
Këtij mendimi, duket se i ka dalë kundër Zhaklin Lekatari, e cila ka ironizuar mbrëmjen me anë të një story në Instagramin e saj.
“Playback në stadium.WoW, çfarë arti” – është shprehur opinionistja e ‘Big Brother Vip Albania 2’
Mirëpo me sa duket, Zhaklina është penduar shpejt për fjalët e thëna, pasi pak më vonë ajo e ka fshirë postimin e saj.