Dita e sotme ka nisur për Zhaklin Lekatarin me një mesazh nga një ndjekëse, e cila e ofendonte – mesazh ndaj të cilit ish-opinionistja e BBV nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje – veçse këtë herë pak më ndryshe.
Zhaklina ka vendosur të postojë foton e ndjekëses që e ofendoi, në një postim në Instagramin e saj, bashkë me mesazhin në mënyrë që t’a shohin të gjithë.
Mesazhi i ndjekëses: “Po ik moj shpifsir, ti ke ngelur të shesësh mend kur s’ke per vete. Me atë tru si peshk që di vetëm të mendosh për se*s, për asgjë tjetër. Gjoja bëhesh feministe, e i ul femrat e tjera si ke bërë me Fifin disa herë, por t’gjithë e dimë se e ke nga inati, se e ke ëndërr të bëhesh si Fifi, por nuk bëhesh dot se është DIVA SHQIPTARE. Ti nuk i vjen dot as te gishti këmbës, prandaj mundohesh të marrësh vëmendje nga ajo, por prapë Fifit nuk i plasi për zhulset si puna jote moj k*rv e thjeshtë. Ty vetëm t’kisha punësuar si pastruese e banjos, se për gjë tjetër nuk vlen ti. Është turp të quhesh femër se ajo femër që i ul poshtë femrat e tjera, nuk esht femër por bu**tër. Ty t’ka ngelur të merresh me virgjërinë e Fifit?! Po ik moj legene merru me veten njëherë, fundërrinë njeri plot negativitet.”
Pas këtij postimi, vajza e ka parë veten në profilin e Zhaklinës dhe menjëherë i ka shkruajtur një mesazh, të cilit Zhaklina sërish i ktheu përgjigje publikisht.
“Po të kërkoj urgjentisht t’a fshish këtë postim se je vetëm duke e treguar se sa e dobët je duke i ulur poshtë të tjerët për të ngritur veten. Prapë e them FSHIJE- ose do përballesh me pasojat për prishjen e imazhit tim! “- shkruan ndjekësja, të cilës Zhaklina i kthen përgjigje përmes një postimi në Instastory këtë herë, duke i shkruar:
“Jo, unë nuk do t’a heq postimin tim. Ju duhet të mësoni që fakti që keni internet, nuk ju jep të drejtë të denigroni askënd, mbi të githa ata që s’e dinë që ju ekzistoni. Puno kot, sa shkruan kot.Stop gjuhës së dhunës!!