Mbrëmja e djeshme e “Prime” të BBVK solli mjaft situata e “përplasje”, ku një ndër ato që mori vëmendjen e publikut, ishte ofendimi i Ganisë nga opinionistja Anita Muçaj Haradinaj.
Anita i tha Ganisë që ai nuk ka “shanse” me Brikendën pasi ajo është yll, ndërsa ai duhet të shihte veten në pasqyrë duke e konsideruar kështu si të papërshtatshëm fizikisht – deklaratë pas të cilës rrjeti shpërtheu në ofendime kundrejt Anitës.
Me sa duket, një opinion i është kërkuar edhe Zhaklin Lekatarit lidhur me këtë situatë, e cila ka reaguar përmes një Instastory.
“Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: La classe non e’ acqua.” – ka thënë Zhaklina, e cila nuk ka reaguar me një mendim të shtjelluar, por gjithsesi e ka dhënë komentin e saj duke e konsideruar deklaratën e Anitës si totalisht pa klas.