Në edicionin e dytë të BBV, ku Zhaklin Lekatari ishte në pozicionin e opinionistes, disa nga debatet e saj më të forta i ka pasur me Kiara Titon. Madje situata arriti deri aty, ku Zhaklina deklaroi se familjarët e Kiarës (tezja dhe burri i tezes) e kishin kërcënuar dhe për këtë arsye, Zhaklina ishte shoqëruar nga sigurimi nëpër ambientet e Top-Channel.
Megjithëse ka kaluar disa kohë që nga këto situata, Zhaklinës ende nuk i ka dalë inati me Kiarën dhe këtë herë ka vendosur t’a ironizojë për projektin e saj të ri – koleksionin me rroba banjo nën emrin e Kiarës.
Së fundmi, Zhaklina ka postuar në Instastory një foto të një kutie me kruajtëse dhëmbësh, ku shkruan :
“Kruajtëset e dhëmbëve ZhaklinLekatari. Soon në tregun shqiptar”
Kjo ironi e gazetares vjen pas zërave se veshjet e koleksionit të Kiarës, janë parë edhe më parë në qarkullim dhe se nuk janë një krijim i ri, por Kiara thjesht i ka mbledhur dhe i ka vendosur emrin e saj duke e treguar si koleksion të vetin.
Për analogji, Zhaklina ka marrë një produkt të zakonshëm dhe i ka bashkëngjitur emrin e saj sipër, duke përdorur të njëjtin shkrim si logoja e moderatores Kiara Tito.
Mbetet për t’u parë nëse do të vijë një reagim nga ana e Kiarës, lidhur me këtë ironi të Zhaklinës.